Shpërthen bombola e gazit, lëndohet një grua

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2021, 12:11

Një bombolë gazi ka shpërthyer dje në Prishtinë ku për pasojë një grua është lënduar.

Për këtë ngjarje ka raportuar edhr Policia e Kosovës, e cila ka dhënë detaje për shpërthimin e djeshëm.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombolë gazi, e cila përdorej për ngrohje.

"Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor" thuhet në raportin e policisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit