Plagosja në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq: Policia thotë se 24 vjeçari ka kryer vetëvrasje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 11:11

Një 24 vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë ditës së mërkurë në një poligon shenjëtarie në Obiliq.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.

Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 01.12.2021 – 17:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit