Skandal në televizionin holandez! Komentatori ofendon kapitenin e Beshiktashit: Është i shëmtuar, nuk duhet të luajë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 21:35

Komentatori televiziv holandez Sierd de Vos shkaktoi një skandal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Besiktas dhe Ajax Amsterdamit me një deklaratë fyese për Domagoj Vida. Në momentin që Demagoj Vida po shkëmbente flamujt me kalogun e tij të Ajax Tadic, komentatori është shprehur se lojtari nuk duhet të luajë sepse është i shëmtuar dhe se ka fëmijë që po shikojnë ndeshjen.

Vida nuk duhet të lejohet të luajë në këtë kohë sepse është shumë i shëmtuar, dhe tani fëmijët po shohin televizor. Prandaj Besiktas duhej të paguante dhe të kërkonte leje speciale që Vida të luajë.

Komenti i komentatorit, i cili njihet në Holandë për mënyrën e tij të diskutueshme, shkaktoi reagime të dhunshme në atdheun kroat të Vidës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit