Vrau gruan shtatzanë për t’i marrë foshnjën nga barku, jepet dënimi për 27-vjeçaren

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 21:00

Një gjykatë në Brazil dënoi me 60 vjet burg një grua të re, e cila akuzohet për kryerjen e një krimi monstruoz.

27-vjeçarja, Rozalba Maria Grime, u shpall fajtore nga gjykata për vrasjen e një gruaje shtatzanë me qëllim që t'i vidhte foshnjën nga barku.

Ajo dyshohet se joshi viktimën, të cilën dyshohet se e njihte, dhe më pas e goditi për vdekje me një tullë. Pasi u sigurua që gruaja shtatzanë kishte vdekur, ajo i çau barkun për t'i marrë foshnjën dhe e fshehu trupin e së ndjerës në një furrë.

Gjyqi, i cili zgjati rreth 15 orë, e shpalli fajtore 27-vjeçaren për vrasje të rëndë, tentativë për vrasje të foshnjës, fshehje të kufomës, pengim të drejtësisë, rrëmbim të të miturve dhe mohim i të drejtave të një të porsalinduri.

Krimi tronditës ndodhi në qytetin Canelinha më 24 gusht të vitit të kaluar.

Viktima e këtij krimi monstruez ishte një mësuese e quajtur Flavia Godinhno Mafra, e cila vdiq pasi u godit disa herë në kokë me një tullë.

Gjatë seancës gjyqësore, autorja 27-vjeçare tha se e kishte planifikuar krimin dhe se kishte studiur se si të hiqte një fëmijë të palindur nga barku i nënës.

Ajo gjithashtu tregoi se kishte hulumtuar se si të simulonte simptomat e shtatzënisë dhe lindjes.

Pas krimit, 27-vjeçarja shkoi në spital me partnerin e saj, i cili besonte se ajo kishte mbetur shtatzanë dhe sapo kishte lindur.

Ajo i tha stafit se kishte lindur në rrugë. Mirëpo, stafi i spitalit dyshoi për vërtetësinë e fjalëve të saj dhe lajmëroi policinë.

Partneri i saj fillimisht dyshohej për përfshirje në krim. Megjithatë, ai u lirua nga paraburgimi më 7 tetor të vitit të kaluar dhe u shpall i pafajshëm më 27 korrik të këtij viti.

Prokurori arriti në përfundimin se vërtet mendonte se partnerja e tij kishte qenë shtatzënë.

Burimi: The Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit