Albana Osmani: Ata që janë single duhet të bëjnë s*ks sa herë të duan, nuk ka program

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 20:25

Moderatorja e njohur Albana Osmani e cila prej disa kohësh është shkëputur nga televizioni ka paralajmëruar se do vijë në televizion me një program të sajin, ndërsa shtoi se “për këtë gjë po punon momentalisht”. Ndër të tjera, ajo ka folur edhe në lidhje me jetën e saj private, ku ka thënë se “të dashurin që ka imagjinuar e ka pasur edhe në të vërtetë”. Osmani shtoi se në altar do shkonte për t’i plotësuar dëshirën prindërve të saj për ta parë të kurorëzuar.

Më konkretisht, ajo u shpreh:

Të dashurin që kam pasur imagjinar, e kam pasur dhe në të vërtetë. Duke pasur parasysh prindërit e mi që vitet e fundit thonë do martohesh? Gjeje dikë? Kur mendoj veten duke u kurorëzuar mendoj prindërit e mi që do ndihen mirë, përveç dashurisë dhe lumturisë që është tjetër gjë. Do e bëja për prindërit sigurisht. Kur je me njeriun e duhur, mendoj se është e bukur. Një njeri single duhet të bëjë seks sa herë ta ndjejë. Nuk di të ketë një program për seksin. Kam pasur dëshirë të kem një program timin dhe besoj do e realizoj. Për këtë po punoj për momentin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit