BE gati të vendosë si kusht dozën e tretë të vaksinës për udhëtimet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 20:32

Komisioni Europian ka propozuar që doza e tretë të jetë parakusht për udhëtimet në vendet e BE për shtetasit nga vendet e botës së tretë, ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky propozim vjen fill pasi Komisioni Europian përcaktoi vlefshmërinë e vaksinës për 9 muaj për në vendet e BE-së.

Pritet që ky propozim të hyjë në fuqi nga 10 janari i vitit të ardhshëm. Nëse ky ligj hyn në fuqi, udhëtarëve që nuk janë nga vendet anëtare të BE-së do iu kërkohet dëshmia e një vaksine përforcuese të miratuar nga BE, pasi vlefshëria e dozave të mëparshme do të jetë vetëm 9 muaj.

Në këtë mënyrë sipas KE do të bëhet e mundur shmangia e testeve Covid, karantina dhe kufizime të tjera.

Komisioni Europian shpreson që të shmangë debatet në lidhje me këtë propozim midis 27 vendeve anëtare, në një kohë kur qeveritë e shteteve të BE janë duke u përpjekur të shtrëngojnë masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja gjatë ditëve të fundit në gjithë Europën.

Planet u zbuluan të enjten pasi Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, duke hapur rrugën për qeveritë për të zgjeruar fushatat e vaksinimit.

Propozimet e fundit të BE-së u japin përparësi personave të vaksinuar, ndërsa të pavaksinuarit duket se po përballet nga dita në ditë me kufizime të lirive të tyre.

Nga 1 marsi 2022, vendet anëtare të BE-së do të lejojnë hyrjen vetëm për udhëtarët e vaksinuar. Shumica e shteteve anëtare të BE-së lejojnë hyrjen vetëm për personat që kanë kryer vaksina të miratuara nga BE.

Sipas propozimeve të reja, udhëtarët në BE me një vaksinë të miratuar nga OBSH që nuk është e miratuar nga BE, mund të hyjnë në BE, por do të duhet të bëjnë testin e Covid.

Testet dhe vaksinimi nuk kërkohen për fëmijët nën gjashtë vjeç, ndërsa ata të moshës gjashtë deri në 17 vjeç duhet të kenë një test negativ për Covid për të hyrë në BE. Brenda BE-së, fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga rregullat e udhëtimit.

BE ka vaksinuar gati dy të tretat e popullsisë dhe rreth tre të katërtat e të rriturve, jo mjaftueshëm për të shmangur një rritje të rasteve të reja të nxitura nga varianti më ngjitës Delta.

Burimi: The Guardian|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit