“Demokratët nuk duan Bashën”/ Simpatizanti demokrat fshin nga celulari foton me Bashën para gjithë të pranishmëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 18:52

Kuçova është ndalesa e radhës e “foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të turit të tij për takimet me demokratët e vendit. Si çdo herë Sali Berisha hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe pengut të tij, Lulzim Basha, ndërsa tregoi edhe një sondazh ku sipas tij votuesit ndihen më afër tij sesa Bashës.

Berisha mbi sondazhin e kryer:

30% e socialistëve ndihen afër me peng Bashën. Por sa demokratë? Gjithsej 24.9%. Pra më së shumti ndiheshin afër socialistët sesa demokratët me peng Bashën. Në anëtarësinë e PD, vetëm 7.5% e tyre ndihen afër me të. Deri në datën 18 do të mbeten 0.0% aq sa duhen për një anëtar shoqate.

Pasi Berisha publikoi shifrat e sondazhit të bërë, njëri prej simpatizantëve të pranishëm në sallë u ngrit dhe shkoi pranë tij, me një foto në telefonin e tij ku shfaqej Lulzim Basha. Demorkati e fshiu live foton që kishte në telefon dhe e tregoi veprimin e tij para kamerave. Mbështetësi i Berishës tha se Lulzim Basha do të ikte së shpejti nga posti i kryetarit të PD dhe e shoqëroi me fjalët: Iku Lulushi!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit