Gabimi njerëzor është versioni kryesor i aksidentit të autostradës së Strumës. Kështu tha në një konferencë zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov, i cili shtoi se viktimat ishin 44, jo 45. Sipas një të mbijetuari të aksidentit në autostradën e Strumës, kanë shpëtuar 8 persona, jo 7. Përveç të riut ka dëshmuar edhe një tjetër prej të plagosurve, por sipas autoriteteve bullgare ata japin dëshmi të njëanshme dhe duhet të merren në pyetje edhe të tjerët. Në lidhje me mospërputhjet me numrin e viktimave do të krahasohen listat me tre autobusët e tjerë që kanë udhëtuar gjithashtu në këtë linjë.
Deri më tani është e qartë se drejtuesi i mjetit ka devijuar rrugën në të djathtë dhe pasi është përplasur me parmakët, kjo ka bërë që dyert të bllokoheshin dhe autobusi të përfshihej nga flakët pa iu dhënë mundësi pasagjerëve të dilnin. Përveç gabimit njerëzor, hetuesit po hetojnë nëse shkaku i aksidentit fatal ka qenë rruga. Me urdhër të kryeprokurorit Ivan Geshev filloi kontrolli i rrugës, shenjave dhe parmakëve.
Hetuesit kanë përjashtuar shkakun e rrëzimit, si dhe një sulm terrorist. Sarafov tha:
Burimi:bnr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA