Makina përplas motoçikletën, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 20:13

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili ka pësuar fraktura në trup.

I plagosuri është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit