Vajza më origjinë nga Kosova në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2021, 12:13

Një vajzë me origjinë nga Kosova ka mbetur e vdekur në aksidentin fatal në Bullgari.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sumeja Bravën (1994), nga Hani i Elezit.

E ndjera, së bashku me familje, qe një kohë të gjatë jetonte në Shkup.

Kujtojmë se 46 persona kanë mbetur të vdekur nga aksidenti (më herët u raportua për 45 viktima).

Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut (shumica shqiptarë) që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Tragjedi, trishtim, dhimbje dhe lot! I rëndë lajmi për vdekjen aksidentale në Bullgari të 46 të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit