Konjufca: Grupi parlamentar i PDK-së është më i disiplinuar se ai i VV-së dhe LDK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 20:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dhënë një deklaratë e cila u duartrokit nga grupi parlamentar i PDK-së.

Ai gjatë seancës ku ishte duke folur ministri Liburn Aliu, ka kërkuar qetësi dhe vëmendje nga deputetët.

Ai tha se grupi parlamentar i PDK-së është më i disiplinuar se ai i VV-së dhe LDK-së. Kjo deklaratë e tij u duartrokit nga deputetët e PKD-së.

Ndryshe Konjufca është i njohur me batutat dhe fjalimet e tij, i cili jo rrallë herë ka bërë që deputetet të disponohen nga ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit