Golden Boy 2021, Pedri flet pas fitores: Vit i pabesueshëm për mua

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2021, 16:24

Pedri është fituesi i çmimit Golden Boy 2021 të Tuttosport . Mesfushori i Barcelonës pason Erling Haaland në listën e nderit të trofeut ndërkombëtar që shpërblen talentin më të mirë U-21 që ka qenë më në qendër të vëmendjes gjatë vitit kalendarik. Përmes një video-mesazhi të publikuar në faqen Tuttosport, 18-vjeçari nga Barcelona dhe kombëtarja spanjolle ka komentuar fitoren e çmimit:

Falënderoj Tuttosport për këtë trofe që më bën krenar. Gjithashtu faleminderit të gjithë anëtarëve të jurisë dhe tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë. Ky vit për mua është thjesht i pabesueshëm. Dhe sigurisht, shumë faleminderit Barcelonës, kombëtares, familjes time, miqve të mi dhe padyshim të gjithë atyre që kanë qenë pranë meje ditë pas dite pa të cilët nuk do të kisha mundur të fitoja Golden Boy.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit