Dy të arrestuar në Shkup për shkak të prodhimit ilegal të kriptovalutave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 14:52

Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se sot zyrtarët policorë të Stacionit Policor Aerodrom kanë privuar nga liria M.U (63) dhe D.P (38) nga Shkup për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

Duke vepruar pas denoncimit të pranuar në 18:30 nga një udhëheqës në NP “Hakurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport”, është vërejtur rritje të çmimit të energjisë elektrike në zyrën ku ka pasur disa të punësuar.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas marrjes së masave kanë arrestuar dy punonjësit në këtë ndërmarrje publike të cilët e kanë shfrytëzuar zyrën.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim penal.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit