Akuzat për përdhunim ndaj Benjamin, por fotot e tyre/ Edouard dhe Ferland Mendy reagojnë ashpër: Na respektoni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2021, 16:33

Edouard Mendy ka kritikuar publikisht mediat që kanë përdorur foton e tij në historitë për mbrojtësin e Manchester Cityt , Benjamin Mendy. Portieri i Chelesa së bashku me mbrojtësin e Real Madrid, Ferland, panë fytyrat e tyre në të gjithë lajmet angleze dhe franceze në lidhje me akuzat e bëra ndaj Benjamin Mendy. Portieri i Chelsea në një InstaStory dënoi rastin e turpshëm të identitetit të gabuar dhe ndërkombëtari senegal beson se lajmet treguan shkallën e racizmit që është ende i pranishëm në Angli dhe Francë.

Më vjen keq të shoh që në vitin 2021, në Francë si dhe në Angli, për disa, zezakët nuk kanë as emra dhe as fytyra të dallueshme. Këto ‘gabime’ fotosh duken anekdotike, por janë krejt e kundërta, janë tejet simbolike. Nuk është aq e komplikuar të dallosh dy fytyra, veçanërisht kur fanella e futbollit është një ndihmë e vlefshme.

Edouard Mendy kritikoi mbulimin në Instagram (foto: Instagram)

Ferland Mendy lavdëroi portierin e bluve që foli në Twitter dhe përcolli zemërimin e tij në lidhje me çështjen e dhimbshme.

Faleminderit Edouard Mendy! Jemi në vitin 2021. STOP! Do të duhet kohë, por ju duhet të na respektoni. Doni apo nuk doni.

PA: Ferland Mendy

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit