Ronaldo hoqi shishet Coca-Cola nga tavolina, Mitrovic feston fitoren ndaj Portugalisë me një kanaçe në dorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2021, 15:34

Aleksandar Mitrovic akuzohet se ngacmuar Cristiano Ronaldon pasi u shfaq duke pirë një kanaçe Coca-Cola, pasi goli i tij ndaloi kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës 2022. Nëse ka diçka që Ronaldo e urren më shumë sesa humbja, janë pijet e gazuara. Sulmuesi i Manchester United ka zbuluar më parë faktin se e urren që i pi i biri.

Gjatë verës sulmuesi portugez ishte në kryetitujt e lajmeve pasi hoqi dy shishe me kola gjatë Euro 2020, para se të fillonte konferencën për shtyp. Ky veprim në fakt goditi rëndë Coca-Cola, pasi kompania pësoi një rënie prej 5.2 miliardë dollarësh nga çmimi i aksioneve të saj, por tani Mitrovic mund të jetë hakmarrë për ta. Sulmuesi serb shënoi një fitore të vonë të dielën mbrëma, teksa skuadra e tij përballej me Portugalinë, për t'i fituar vendit të tij një vend në Kupën e Botës në Katar. Ndërkohë skuadra e Ronaldos tani duhet të përballet me një play-off. Pas ndeshjes, Mitrovic u filmua duke festuar fitoren dhe tifozët mendojnë se ai po ngacmon pesë herë fituesin e Topit të Artë me një kanace cola.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit