Shqipëria i “falet” penalltisë, mund me shumë vështirësi amatorët e Andorrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.11.2021, 22:44

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur një fitore të vështirë ndaj amatorëve të Andorrës.

"Kuqezinjtë" mposhtën iberikët me rezultatin minimal 1-0 në "Air Albania", falë një penalltie të shndërruar në gol nga Endri Çekiçi në minutën e 73-të.

Andorra vendosi në vështirësi disa herë Shqipërinë, ku sipas statistikave ata kanë gjuajtur 7 herë drejt portës së mbrojtur nga gardiani Strakosha, 3 prej të cilave "on target", ndërsa Kombëtarja jonë ka bërë 19 goditje drejt portës së iberikëve, 6 prej të cilave "on target".

Megjithatë, duhet theksuar se Shqipëria vinte në këtë ndeshje me shumë mungesa, disa prej dëmtimeve dhe të tjerat prej skualifikimit për shkak kartonësh.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kombëtares në Kualifikueset e Kupës së Botës "Katar 2022".

Në 10 ndeshje, Shqipëria arriti të grumbullojë 18 pikë, duke i mbyllur kualifikueset në vendin e tretë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Grupit I vlen të përmendet fitorja e Hungarisë ndaj Polonisë në transfertë me rezultatin 1-2. Megjithatë, fitorja e Hungarisë nuk i cënoi vendin e dytë polakëve, të cilët do të luajë në "play off" për të siguruar një biletë për në Botëror.

Anglia, e cila i mbylli Kualifikueset në vendin e parë me 26 pikë, shkatërroi San Marinon me rezultatin e thellë 10-0, ku katër prej golave u shënuan nga kapiteni Harry Kane.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit