Na mundën 5-0, mediat britanike: Shqipëria kishte shpresë por ishte kërcënim i rremë, u dorëzuan menjëherë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2021, 07:57

Mbrëmjen e kaluar Shqipëria pësoi një humbje të thellë ndaj Anglisë e cila do të mbahet mend për një kohë të gjatë. E gjithë ndeshja u mbyll që në pjesën e parë pasi Anglia arriti të shfrytëzonte çdo shans që Shqipëria i dha dhe shënoi plot 5 gola, ndërsa Kombëtarja jonë ishte në formën më të keqe të mundshme. Plot mungesa, plot dëmtime, plot kartona të verdhë dhe shumë pak tentativa për gol.

Por kjo paraqitje e dobët e shqiptarëve nuk mund të kalohet lehtë nga mediat britanike. Prestigjiozja "DailyMail" shkruan për ndeshjen e mbrëmshme dhe përmend faktin se Shqipëria kishte ende një shpresë për të bërë vendin e play-off të Grupit I, gjë që mendohej se mund t'i bënte të rrezikshëm. Por ky ishte një kërcënim i rremë.

Harry Kane scored a hat-trick as England cruised to a comfortable 5-0 victory over Albania after a ruthless first-half display

Pjesë nga artikulli:

Shqipëria kishte ende një shpresë për të bërë vendin e play-off të Grupit I, gjë që mendohej se mund t'i bënte të rrezikshëm. Por ky ishte një kërcënim i rremë. Shqipëria nuk kishte as aftësinë për të ekzekutuar një plan të mirë për të rrëzuar Anglinë nga froni. Rasti i tyre më i mirë erdhi me një pasim të gabuar nga Kyle Walker, i cili i dha mundësinë Myrto Uzunit për gol. Por Jordan Pickford shpëtoi, dhe kjo ishte Shqipëria. Në të kundërt, Anglia kishte pesë gola para në pjesën e parë, dhe mund të kishte qenë më shumë. Kane shënoi hat-trick në harkun e 27 minutave. Shqipëria humbi dy lojtarë nga lëndimi herët dhe u dorëzua. Mbrojtja shqiptare me sa duket kishte vendosur në mënyrë misterioze se Kane nuk përbënte asnjë kërcënim, pavarësisht provave të fundit.

Kane then made it 2-0 after Henderson played a one-two with Phil Foden before producing a delivery for Kane to head home

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit