Kualifikueset e “Katar 2022″/ Gjermania e Kroacia fitojnë me goleadë, Spanjës i mjafton një gol ndaj Greqisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.11.2021, 23:29

Janë luajtur mbrëmjen e sotme 10 nga ndeshjet e Kualifikuesve për Kupën e Botës "Katar 2022".

Gjermania dhe Kroacia kanë arritur të fitojnë me goleadë, ndërsa Spanjës i ka mjaftuar vetëm një gol për të marrë 3 pikë në transfertë ndaj Greqisë.

"Pancerat" shpartalluan Lihteshtejnin me rezultatin e thellë 9-0, ndërsa kroatët shkatërruan Maltën me shifrat 1-7 në transfertë.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania shkon në kuotën e 24 pikëve duke siguruar vendin e parë në Grupin J, ku ka mbetur edhe një ndeshje, ndërsa Kroacia ndodhe në vendin e dytë në grupin H, me 20 pikë, 2 më pak se Rusia që kryeson grupin pas fitores ndaj Qipros me rezultatin e thellë 6-1.

Surprizë ishte humbja e Suedisë ndaj Gjeorgjisë. Nordikët u mposhtën me rezultatin 2-0, hap i gabuar ky që u kushtoi vendin e parë në grupin B, pasi u parakaluan nga Spanja në renditje. Po ashtu, edhe barazimi i Portugalisë ndaj Islandës ishte një tjetër surprizë.

Vlen të theksohet edhe fitorja e thellë e Maqedonisë së Veriut në transfertë ndaj Armenisë me rezultatin 5-0, ku spikati futbollisti shqiptar Enis Bardhi, i cili arrite të shënonte tre gola. Maqedonia e Veriut pozicionohet në vendin e dytë të grupit J dhe nëse fiton ndeshjen e fundit, siguron automatikisht "play-off".

Ndeshjet e luajtura sot:

Grupi A

Azerbajxhan – Luksemburg 1-3

Irlandë – Portugali 0-0

Grupi B

Gjeorgji – Suedi 2-0

Greqi – Spanjë 0-1

Grupi H

Rusi – Qipro 6-1

Maltë – Kroaci 1-7

Sllovaki – Slloveni 2-2

Grupi J

Armeni – Maqedoni V. 0-5

Gjermani – Lihtehshtejn 9-0

Rumani – Islandë 0-0

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit