Messi dhe Ramos nuk i kanë rregulluar kurrë marrëdhëniet mes tyre te PSG, El Clasico nuk harrohet lehtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2021, 16:41

Sergio Ramos dhe Lionel Messi ende nuk kanë marrëdhënie të mirë pavarësisht se janë të dy lojtarë me Paris Saint-Germain. Për vite të tëra, dyshja kishin një rivalitet të ashpër në El Clasico duke luajtur kundër njëri-tjetrit 45 herë dhe gjithmonë dukej se gjërat nxeheshin edhe më tepër. Ramos përplasej shpeshherë me Messin gjatë takimeve të tyre në fushë dhe u përjashtua dy herë për shkak të sulmeve ndaj Messit.

Image: PA

Por kur të dy nënshkruan me PSG u duk se gjërat mes tyre janë sheshuar pasi u panë të buzëqeshur në skenën e Parc Des Princes. Sipas L'Equipe, përmes AS, Ramos dhe Messi nuk i kanë rregulluar gjërat plotësisht. Thuhet se të dy ende nuk kanë krijuar një lidhje të ngushtë brenda dhomës së zhveshjes së PSG-së. Ramos, pavarësisht se nuk ka luajtur ende për klubin për shkak të një dëmtimi, besohet se ka krijuar një raport të mirë me shumë kolegë të tij të rinj. Megjithatë marrëdhënia e tij dhe Messit është vetëm për dukje pasi mosmarrëveshjet nga vitet e kaluara ende nuk janë zgjidhur.Një burim i tha L'Equipe se Ramos dhe Messi "nuk i fshin 10 vitet e El Clasicos nga askund".

Image: PA

Është raportuar se Ramos i bëri një lloj oferte paqeje Messit kur i tha se mund të qëndronte në shtëpinë e tij në Paris, megjithëse Messi e refuzoi ofertën.

Burimi:sportbible Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit