“Xhaka po tallet me ne”, Edi Reja thotë fjalën e fundit: Ai e ka braktisur Shqipërinë, nuk është i ndershëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2021, 14:06

Tekniku i Kombëtares, Edi Reja gjatë konferencës për shtyp në lidhje me dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë ndaj Anglisë dhe Andorrës foli edhe për mungesat që kemi në ekip. Teksa përmendi mungesat e lojtarëve për shkak të problemeve shëndetësore, Reja u ndal edhe te Tulant Xhaka i cili mungon prej shumë kohësh te kuqezinjtë. Sipas Rejës, Xhaka po tallet me Kombëtaren pasi ai ka refuzuar ftesat që ka marrë me pretekstin se është sëmurë, ndërsa vazhdon të luajë me ekipin e tij.

Xhaka? Xhaka thotë gënjeshtra, por ai po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar, por më pas ka refuzuar gjithmonë. Ai thoshte që nuk jam mirë, por ndërkohë luante me klubin. Balliu do të vijë, por më tha pse nuk po vjen këtë herë për këtë problem shëndetësor. Është një situatë krejt tjetër. Xhaka nuk ka qenë i ndershëm me Shqipërinë dhe me mua, sepse i kemi çuar ftesë gjithmonë, por nuk vinte sepse pretendonte se ishte i dëmtuar. Unë nuk braktis asnjë, ndërsa ai braktisi Shqipërinë. Ta sqarojmë këtë gjë, njëherë e mirë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit