Milan-Inter plot me pakënaqësi! Moviola nxjerr zbuluar ‘dinakërinë’ e Calhanoglu për penalltinë nga Kessié

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2021, 13:09

Derbi mes Milanit dhe Interit, i cili mbyllet ditën e 12-të të Serie A kampionatin dhuroi plot emocione për tifozët e dy palëve edhe pse rezultati nuk ishte ashtu siç pritej. Nëse nuk ka dyshime të mëdha për penalltinë e dytë të dhënë në pjesën e parë, për shkak të një faulli të dukshëm nga Ballo-Touré ndaj Darmian në zonën e kuqezinjve, dukej shumë më komplekse të dekodohej situata që çoi në dhënien e penalltisë së parë.

Trajneri i kësaj ndeshje, Doveri akordoi një penallti në favor të 'Interit për faullin e Kessié ndaj Calhanoglu. Kessie bie në kontakt (sup më sup) me Dzekon, më pas duke ecur para me topin, ish-shoku i tij Çalhanoglu i vendosi këmbën e djathtë përpara dhe e pengoi mesfushorin kuqezi. Në këtë moment, Doveri akordoi edhe penalltinë dhe VAR e konfirmoi menjëherë këtë kërkesë.

Por një veprim i tillë nga Çalhanoglu nuk është pritur aspak mirë nga tifozët të cilët e konsideruan turkun si dinak, jo vetëm për mënyrën se si mori penalltinë por edhe festën përballë tifozëve të Milanit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit