Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hoxha janë dy të arrestuarat ditën në Tiranë. Mësohet se 39-vjeçarja Bardhollari ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një dyqan që tregtonte pajisje elektroshtëpiake. Nga hetimet u zbulua se infermierja e Spitalit vidhte kartat ID të pacientëve dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha. Më pas kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte.
Transportimi i tyre bëhej nga shtetasi A.H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ndërkohë Bardhollari pas arrestimit është shprehur se gjithçka e kishte bërë nga gjendja e vështirë ekonomike.