Pak më parë Policia ka gjetur makinën e autorit të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. BW raporton se se mjeti, tip “Volkswagen” është gjetur pak kilometra larg zonës ku u ekzekutua policia nga 21-vjeçari Aldi Rama. Por në makinë nuk është gjetur arma e krimit dhe dyshohet se Rama është i armatosur dhe është fshehur në një shtëpi në Kune Vain. Në terren kanë mbërritur edhe forcat RENEA, të cilat po kryejnë kontrolle intensive dhe deri më tani është bërë i mundur lokalizimi i 21-vjeçarit.
Vijon...