Rrëfimi mes lotëve i babait që serbët ia vranë djalin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2021, 14:26

Shkrimtari Osman Caka, i ftuar në ‘abc e pasdites’, rikujtoj i përlotur humbjen e djalit të tij Ilir Caka gjatë luftës në Kosovë 22 vite më parë. Caka tregoi mbi kullën e ndërtuar në Kaçanik në nderim të Ilirit, e njohur si “Kulla e Ilir Cakës” por jo vetëm. Rreth një muaj pas vrasjes së Ilirit nga forcat uzurpuese serbe, familja Caka zhvendoset në Manchester ku vijojnë me përkujtimin e të lënit pas, Ilirit, vetëm 17 vjeç në atë kohë. I mallëngjyer dhe me lotë në sy, Osmani tregon për ëndrrën që e shtyu të ndërtojë dhe shtatoren e Shën Nënë Terezës në Manastirin e Gortonit në Manchester.

“Më është paraqitur djali, Iliri në ëndërr dhe më ka thënë ‘Bab, të lutem bëj diçka për Nënën Terezë’… Unë e kam arritur, e kam ngritur shtatoren. Shtatorja tregon dy duar, dorën e Nënë Terezës, nënës së botës. Një dorë është e nënës së Ilirit, dhe ajo në mes simbolizon ndershmërinë e popullit shqiptar” , tha i emocionuar Osman Caka.Teksa shohim një situatë të tensionuar në pikat kufitare Serbi-Kosovë në Jarinje dhe Bërnjak, shkrimtari dhe aktivisti për paqen shprehu se tashmë janë mësuar me ato që Caka i quajti provokime politike. Pyetjes së Ermalit nëse do të ketë një pranim të pavarësisë së Kosovës nga shteti serb, Caka ju përgjigj:

“Nuk presim asgjë tjetër nga nxënësi i Milloshevicit. Ndoshta një ditë do të vijë një tjetër forcë politike që do të pranojë edhe gjenocidin edhe gjithçka”, shprehu shkrimtari.

Ndër momentet e çmuara të jetës së tij kujton edhe takimin me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, një takim zyrtar ku u diskutua lufta, populli shqiptar dhe humbja në njerëz e familjeve në Kosovë. Në këtë takim Caka shprehu se Blair i kërkoi t’i jpete ngushëllimet e tij gjithë familjeve kosovare që kanë humbur familjarët dhe të afërmit e tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit