Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa është dashur të ishte në burg

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2021, 13:53

Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e ish-partneres së tij 18-vjeçare, Marigona Osmani, ka qenë i dënuar edhe më herët. Ai ishte dënuar me dy vite burgim me kusht për “vjedhje të rëndë”, dënim që do ta kryente nëse do të bënte ndonjë vepër tjetër penale. Por, pavarësisht se ai kishte kryer edhe një vepër tjetër penale gjatë të njëjtit vit, Krivaqa nuk ishte dërguar për vuajtje të dënimit, tha avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi.

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, tha për gazetënexpress se ish-partneri i 18-vjeçares, Dardan Krivaqa, është dashur të ishte në burg deri në tetor të vitit 2022.

Sipas avokatit Rexhepi, në nëntor të vitit 2020 Krivaqa ishte dënuar me dy vite burgim për veprën penale “vjedhje e rëndë” në bashkëryerje, megjithatë dënimi nuk do të ekzekutohej nëse gjatë asaj kohe i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale.

Pavarësisht kësaj, avokati Rexhepi thotë se pas shqiptimit të dënimit Dardan Krivaqa ka kryer vepër tjetër penale. “Më 03.11.2020 ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy (2) vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021”. Pas kësaj date kryen vepër tjeter penale. Ku më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafi 1.4 të KPRK-së për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021”, tha avokati Gazmend Rexhepi.

Tutje, ai vlerëson se Krivaqës është dashur t’i revokohet dënimi me kusht dhe të ekzekutohet dënimi prej dy viteve burgim.

“Në këtë rast është dashur t’i revokohet dënimi me kusht i datës 03.11.2020 dhe të ekzekutohet dënimi prej 2 viteve me kusht sepse më daten 05.02.2021 deri sa ka qenë në kusht ka kryer vepër tjetër penale. Sipas Kodit penal të Kosoves ky është dashur të jetë në burg deri në tetor të vitit 2022”, tha avokati Rexhepi.

Avokati dhe familja e Marigona Osmanit janë në pritje të marrjes së raportit të autopsisë.

Gjykata Themelore e Ferizajt ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, konkretisht deri më 21 nëntor 2021.

Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Pas vdekjes së vajzës, këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, ka thënë se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, ishte shprehur Balaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit