Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së efektivit Saimir Hoxha në Ishull Lezhë. Aldo Rama i cili është shpallur në kërkim dyshohet se ka qëlluar efektivin i cili së bashku me një grup të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike duke monitoruar parcelat në këtë zonë. Ende nuk dihet nëse Rama ka qenë me persona të tjerë kur ka qëlluar kundrejt grupiti i cili kishte dalë për të monitoruar zonën. Efektivi Saimir Hoxha është qëlluar me armë zjarri dhe më pas është hedhur në një kanal ku është gjetur më pas nga kolegët e tij.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë. Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.