Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Ishull Lezhë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i vrarë ka mbetur efektivi i policisë Saimir Hoxha, i cili së bashku me një grup policësh ishin duke kontrolluar parcelat me drogë. Ka dyshime se efektivi Hoxha është vrarë nga trafikantët e drogës të cilët ruanin parcelat në këtë zonë. Efektivi Saimir Hoxha ka qenë në krye të detyrës kur në fillim është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra nga ky sulm.
Vijon...