Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua në Kretë në orën 07:48.
Sipas regjistrimit automatik të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte Arkalochori, ku dje u regjistrua tërmeti me magnitudë 5.8. Dridhja u ndje edhe në Heraklion. Ndërkohë, mijëra qytetarë, e kaluan natën në tenda, për shkak të frikës nga lëkundjet që vazhduan ngjatë gjithë natës.