Vuçiç mobilizon popullin: Duhet të luftojmë, përndryshe s’do të arrijmë asgjë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.09.2021, 02:06

Në një video të postuar në Instagram, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur sërish në lidhje me situatën e krijuar me Kosovën në kufi në Jarinje dhe Bërnjak. “Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit të kuptojnë sa e vështirë është situata, sa të lidhur janë duart tona në Kosovë, por që ne duhet të luftojmë për popullin tonë. Nëse nuk luftojmë, atëherë kurrë nuk do të jemi në gjendje të arrijmë asgjë. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Brnjak, Serbia është me ju”- u shpreh presidenti Vuçiç.

Kujtojmë se situata është tensionuar pasi serbët bllokuan dy pikat kufitare. Shkak u bë vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave të makinave, që do të thotë se çdo qytetar serb që futet në Kosovë, duhet të ndërrojë përkohësisht targat dhe të qarkullojë me ato kosovare. Megjithatë me ndërhyrjen e SHBA-së dhe BE-së, pritet që gjendja të qetësohet, pasi ditën e nesërme, datë 29 shtator, palët do të takohen në Bruksel për të biseduar dhe gjetur gjuhën e përbashkët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit