Kozak Braçi, i njohur ndryshe dhe si “mbreti” i Instagramit ka marrë vëmendjen e mediave gjatë ditëve të fundit pasi u mor peng nga disa persona, ku kryesori ishte vëllai i Fabio Dushkut, i cili ndodhet në një burg në Athinës, ndërsa rrëmbimi i Kozak vjen pas një përplasjeje për disa javë me rradhë mes dy figurave të famshme. Pak ditë më parë, Kozakut i hodhën një kapsole në shkallën e pallatit, për të cilën në fillim u raportua si tritol. Por pas kësaj, Braçi shpërtheu në ofendime ndaj mirditorit që ndodhet aktualisht në burg, duke nënkuptuar se kishte qenë pikërisht ai pas kësaj ngjarjeje.
Por teksa kanë kaluar pak ditë pas rrëmbimit dhe dhunimit nga vëllai i Fabio Dushkut me shokë, Kozak ka reaguar sërish përmes një videoje të shkurtër. Ai shprehet se nuk do t’i falë ata, ndonëse sipas tij i kanë kërkuar falje. "T' vijnë dhe njëherë, t'ia q* robt, t'i ngrej b**** përpjetë! Tani ata kërkojnë falje"- dëgjohet të thotë Kozak.