Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.726 testime të realizuara 112 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 419 pacientë të shëruar, ndërsa 13 pacientë e kanë humbur betejën me virusin covid-19.