Në një takim me studentët e universitetit të Kosovës, Rama është shprehur: “Vëllain dhe fqinjët nuk i zgjedhim dot. Këta janë fqinjët tanë, çfarë të bëjmë?! Pritjet në kufi janë një kohë e humbur, rruga e duhur është Ballkani i Hapur për ne”,-ka deklaruar ai ndër të tjera teksa i referohej Kurtit dhe Vuçiçit. Rama ka ngulmuar sërish se Kurti duhet të takohet me Vuçiç për të zgjidhur pritjet në kufi, teksa shumë persona e kanë konsideruar tradhtar se u bë palë me serbët. “Do bëhem vetë kosovar. Dhe kur unë them diçka e bëj”– i ktheu përgjigje ai një studentit i cili e pyeti pse në mandatin e tretë nuk kishte asnjë ministër të Kosovës në kabinet, por pyetja që duhej të vijonte drejtuar Ramës duhej të ishte: A mund të bëhet një tradhtar kosovar dhe të ulet me serbin në tavolinë për të harruar dhimbjen e nënave të vëllezërve tanë të vrarë nga serbët?