TikTok vë në rrezik jetën e vajzës 6-vjeçare që gëlltiti 23 magnetë për një sfidë ‘online’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2021, 17:32

Një vajzë e vogël që gëlltiti 23 magnete kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente për t'i hequr ato. Vajza e vogël nga Sussex ishte duke luajtuar me magnetët e vegjël pasi i kishte blerë për të bërë një varëse për kukullën e saj të vogël. Vajza gëlltiti magnetët e vegjël të cilët më pas i depërtuan në zorrën e saj dhe mjekët thonë se asaj i duhet të jetojë me një qese në stomak. Mamaja e vajzës tha se ajo i kishte përdorur magnetët për të imituar një sfidë në TikTok. Familja kishte gjetur më shumë magnetë në dhomën e gjumit të vajzës së vogël.

Mamaja e saj tha se pas kësaj që i ndodhi vajzës së saj prindërit e tyre duhet të kenë kujdes kur fëmijët e tyre luajnë me magnetë pasi kanë rrezik për shëndetin e tyre. Fillimisht vajza kishte dhimbje stomaku, kishte vjellë për dy ditë dhe më pas përfundoi në spital. Kur mjekët po e bënin operacion zbuluan vargun me magnetë brenda zorrës së vajzës. Ndërkohë, në një incident të ngjashëm në Skoci në fillim të këtij muaji një djalë nëntë vjeçar gati vdiq pasi gëlltiti magnet për një sfidë TikTok.

Burimi:dailystar Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit