Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin në rrugën “Adem Ramadani” në kryeqytet, për shkak të vizitës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë. Rruga që çon drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të bëhet pritja shtetërore për Ramën po qëndron e mbyllur për qarkullim të veturave dhe qytetarëve.