Duket se situata e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës ka bërë që edhe shqiptarët e Shqipërisë t’i dalin në mbrojtje vëllezërve të tyre shqiptarë të Kosovës. Teksa duket se serbët janë duke monitoruar situatën dhe kanë vendosur që konfliktet e hershme t’i adresojnë edhe në rrjetet sociale. Kështu një shqiptar rrëfen për JOQ, se komento në faqen e ushtrisë së Kosovës dhe menjëherë u kontaktua nga një serb me të cilin debati përshkallëzoi menjëherë. “Shkruajta tek faqia e ushtrise se kosoves mbi situaten dhe kontaktohem direkt nga serbet ne privat. Do ju vrasim, do ju zhdukim gjithe shqiptare dhe kosovare”-deklaron ai.