Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:10 në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup është arrestuar 21-vjeçari N.J. nga Shkupi.
I riu nga Shkupi dyshohet për kryerjen e një grabitje me datë 17.09.2021 në një bastore në rrugën “Finska” në Shkup.
Me urdhër të gjykatës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të riut,raporton alsat.
“Është gjetur pistoletë “Ekol dhe Volter Tuna” dhe dy plumba me kornizë, si dhe pesë plumba të markës dhe kalibrit të panjohur, me të cilat dyshohet se ka kryer veprën penale”,