Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 Rihter që ndodhi në 9:17 të mëngjesit në Kretë tronditi ishullin dhe shqetësoi banorët.
Sipas informacioneve të para nga mediat vendase, banorët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të tërmetit të fortë, ndërsa ka njoftime për dy të bllokuar në zonën e Arkalochorit, sipas informacioneve nga protothema. Thellësia fokale ishte 10 km. Një tjetër lëkundje e fortë prej 4.5 në shkallën Rihter pasoi në 09:37.