Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë, kanë provokuar Njësinë Speciale kosovare me fjalët “duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit. Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policisë, aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe, njofton Klankosova. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që njësitet speciale të Kosovës provokohen nga protestuesit serbë, por sjellja e zyrtarëve policorë ka qenë profesionale duke mos rënë pre e provokimeve të tyre.