Dejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, ka deklaruar se Serbia dhe rajoni po rrezikohen nga Shqipëria e Madhe.
Sipas tij, kryeministri kosovar Albin Kurti me veprimet e fundit ka konfirmuar edhe njëherë se po bën thirrje për krijim e projektit të tij të kahershëm "Shqipërisë së Madhe".
Petkoviq thekson se pas këtyre zhvillimeve është shfaqur mos interesmi i Kurtit për dialogun me Serbinë, e që sipas për mungesë respekti ndaj Brukselit.
Sipas Petkoviqit, pas ëndrrave të Kurtit për një shtet të vetëm dhe të unifikuar shqiptar në Ballkan, nuk ka asgjë tjetër përveç idesë për “Shqipëri e Madhe.