JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ergysi i KESHIT nuk di të ndalet, 1.8 miliardë për sistem alarmi kompanisë R&T
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23/09/2021 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ergys Verdho, ish drejtori i ARRSH-së, duket se e ka marrë me zell faktin e ndërrimit të institucionit. Vende të reja, por zakone të vjetra, do të thonte dikush. Edhe pse ka kaluar tashmë në krye të Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, nuk e ka harruar “zakonin” e tenderave në nivele miliardash. Në rastin konkret bëhet fjalë për një procedurë tenderimi e cila ngjall disa dyshime.

Më konkretisht e kemi fjalën për tenderin me numër reference REF-02480-08-09-2021 dhe me objekt “Instalimi/zgjerimi i sistemit të alarmit në digat e kaskadës së lumit Drin, faza II”. Fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 150,000,000 lekë të reja pa TVSH. Duke hulumtuar në të dhënat publikisht të disponueshme të këtij tenderi, vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

E para është “R&T” sh.p.k në pronësi të shtetasit Renis Tërshana, e cila ka ofruar 147.281.100 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH. E dyta është kompania “Intracom Telecom Albania” në pronësi të Intracom Telecom dhe nën administrimin e shtetasit Georgios Blekas. Kjo kompani rezulton se nuk ka paraqitur fare vlerë ekonomike të ofruar. Ky është një element i cili ngjall dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim, për shkak se kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat njëra nuk ka ofruar fare vlerë.

Për rrjedhojë fituese është shpallur kompania “R&T” me vlerë gati 1.8 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nga ana tjetër rezulton ndërkohë se kjo vlerë është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 97.18% e saj.