Mjeku Palloshi: Fëmijët “shënjestër” e Deltas

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2021, 09:43

Javën e kaluar numri i fëmijëve pozitivë me Covid-19 te grupmosha 0-9 vjeç është rritur për 50%. Për një javë janë infektuar gjithsej 143 fëmijë të kësaj moshe informojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Mjeku Agron Palloshi konfirmon se informacionin duke shtuar se fëmijë nuk janë më imunë ndaj virusit korona, e kjo sipas tij është rezultat i variantit Delta, i cili nuk i kursen fëmijët dhe përhapet shumë më shpejtë.

“Prej paraqitjes së variantit Delta të Covid-19 është rritur dukshëm numri i fëmijëve të infektuar për dallim prej fillimeve, prej variantit të parë kur ishin të vogla numrat e fëmijëve pozitivë. Kjo ka të bëj më shumë me ngjitshmërinë e këtij lloji. Dua të them se gjithsesi simptomat janë më të lehta te fëmijët, edhe pasojat janë më të lehta edhe pse raportohen te një numër i vogël i fëmijë komplikime multisistemike”, tha Palloshi për tv21.

Mjeku Palloshi shkollat nuk i sheh si objekte të përhapjes së shpejt të virusit, po gjithsesi ai thotë se nxënësit e ciklit të ulët janë të vegjël për t’ju përmbajtur protokolleve. Në pyetjen se a janë përgjegjës prindërit për infeksionet e fëmijëve, mjeku thotë se edhe prindërit mund t’i infektojnë fëmijët, si dhe anasjelltas.

“Edhe fëmija është bartës potencial i virusit te familjet që nuk janë të imunizuara apo nuk e kanë kaluar virusin”, shtoi më tej ai.

Javën e kaluar ka pasur një rënie të numrit të personave të infektuar te të gjitha grupmoshat, përveçse te grupmoshave nga 0-9 vjeç dhe te grupmoshat nga 10-19 ku ka një rritje prej 8.2% thuhet në raportin e ISHP-së. Përndryshe në spitalin e fëmijëve “Kozle” po trajtohen rreth 20 pacientë të vegjës pozitiv me virusin korona, 4 prej të cilëve janë me terapi oksigjeni, por përgjithësisht gjendja e tyre është stabile.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit