Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në vendin tonë kanë arritur 110.612 doza të vaksinës Pfizer.
“Vaksinat do të shpërndahen në pikat në të gjithë vendin me qëllim që të mos ndërpritet procesi i imunizimit”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.
Filipçe thotë se vetëm me vaksinim, mund ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe të japim kontribut për ruajtjen e shëndetit kolektiv.
“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, paraqesin mënyrë të vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Vaksinimi i përgjithshëm e zvogëlon shansin nga sëmundjet e Covid-19, zhvillimin e formës së rëndë të sëmundjes, hospitalizimin dhe vdekjen”, shkruan Filipçe.