Maqedonia do të jetë vend transit për gaz për vendet tjera

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2021, 16:09

Për Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i sistemit kombëtar të gazsjellësit, lidhja e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror është një nga prioritetet në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike. Gazifikimi i vendit është vendimtar për ekonominë dhe ka përfitime si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë, për mjedisin jetësor dhe shoqërinë në tërësi”.

Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin e diskutimit “Roli i gazit natyror në tranzicionin energjetik”, në suaza të Forumit të biznesit që u zhvillua sot në Varshavë si pjesë e Takimit të ministrave të partneritetit për energji transatlantike dhe ndryshime klimatike (P -TECC).

Takimi i ministrave organizohet nga Ministria e Energjisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministria e Klimës dhe Mjedisit Jetësor e Republikës së Polonisë në bashkëpunim me Këshillin Atlantik.

Siç informojnë nga kabineti i Bekteshit, ai theksoi se për sigurimin e sasive të parashikuara të gazit natyror për periudhën e ardhshme, po zhvillohen aktivitete për ndërtimin e mëtejshëm të sistemit ekzistues të gazsjellësit në vend, lidhjen e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, veçanërisht me korridorin jugor të gazit, si dhe fillimin e negociatave për sigurimin e sasive shtesë të gazit natyror.

“Në vitet e fundit, kemi vendosur politikat energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të qëndrueshme. Ato garantojnë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji, por edhe diversifikim të furnizimit, të cilat bazohen në energjinë e pastër të gjelbër dhe të cilat do të mundësojnë rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit tonë”, tha Bekteshi.

Si pjesë e aktiviteteve që tashmë kanë filluar, ministri Bekteshi theksoi se tre muaj më parë u nënshkrua marrëveshje me Greqinë për ndërtimin e një ndërlidhësi për gazin natyror, i cili duhet të fillojë të ndërtohet deri në fund të vitit.

“Ndërtimi i këtij ndërlidhësi për gazin e lëngshëm do të hapë shumë mundësi për vendin tonë, gjë që do të na japë një shans në të ardhmen të pozicionohemi si vend tranzit për furnizim me gaz të vendeve në rajonin e Evropës Juglindore, e për ekonominë tonë kombëtare do të sigurojmë burime të larmishme të energjisë dhe do të inkurajojmë konkurrencën”, tha ministri.

Bekteshi informoi se pavarësisht investimeve në interkonektorin me Greqinë, tashmë kanë filluar aktivitetet për lidhjen e gazit me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, të cilat do të hapin horizontin për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe konkurrencë në tregun e përbashkët rajonal.

Në forumin e biznesit marrin pjesë përfaqësues të vendeve, organizatave dhe bizneseve nga i gjithë rajoni, e tema kryesore këtë vit është inovacionet teknologjike, barrierat e politikave dhe mundësitë e biznesit. Fokusi kryesor i Takimit të ministrave të këtij viti është vendosja e aksioneve klimatike dhe një kalim i drejtë në një të ardhme me karbon të ulët dhe vendosja e teknologjive inovative të energjisë së pastër që krijojnë vende pune në të dy anët e Atlantikut.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit