Një ndeshje e mbushur plot emocione ka qenë kjo e mbrëmshmja në përballjen Liverpul-Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë janë rikthyer pas 7 vitesh në Champions si një ndër skuadrat më të titulluara të kompeticionit. Pas rezultatit 1-0 për Liverpulin, Milan ia doli të kthejë rezultatin në 2-1 në pjesën e parë. Goli për Liverpulin u shënua në minutën e 9-të. Por fundi i pjesës së parë rezervoi me të vërtetë një suprizë që askush s’e priste, ku fillimisht për kuqezinjtë shënoi Rebiç në minutën e 42-të dhe B. Diaz në të 44-tën.