JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ronaldo i pandalshëm! Gati t’i “lërë targën” legjendës spanjolle
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/09/2021 20:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet dhe këtë e ka treguar vazhdimisht. Ylli portugez, me aktivizimin në sfidën e sotme ndaj Jang Bojs, ka barazuar rekordin historik të Iker Kasijasit, për sa i përket aktivizimeve në Champions.

Momentalisht Ronaldo dhe Kasijas kanë plot 177 ndeshje, duke ndarë këtë rekord historik së bashku. Gjasat janë të mëdha që në vijim CR7 t’i lërë targën ish-gardianit spanjoll, duke vendosur një tjetër rekord që do ta mbajë emrin e tij në histori.