JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Elbasani nën “pushtetin” e flakëve, zjarrfikësit nuk kanë shkuar ende
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/09/2021 18:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo është bërë me dije se një vatër e re zjarri ka “mbërthyer” majën e malit të Bukanikut në Elbasan. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha falë zonës së pyjëzuar dhe erërave të forta.

Raportohet se zjarrfikësit nuk kanë shkuar ende për shkak të terrenit të vështirë dhe për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrje nga ajri. Shkaqet e zjarrit nuk dihet ende, nëse ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme apo nga pakujdesia.