JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lëvizte me armë në brez/ I riu tenton të hedhë pistoletën, kur pikaset nga policia
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/09/2021 15:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 31-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia për shkak se i është gjetur një armë zjarri me vete dhe kur ka parë policinë ka tentuar të hedhë atë në ambientet e jashtme të lokalit në të cilin ndodhej.

“Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre”-thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në disa lokale në vendin e quajtur “Fusha e druve”, në lagjen "10 Korriku”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas që mbante zjarri me vete, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar ta hedhë armën në ambientet e jashtme të lokalit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. T., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”.

FOTO ILUSTRUESE!