Ditën e sotme shtetasit shqiptarë që donin të udhëtonin drejt Malit të Zi janë përballur me probleme në pikat kufitare. Për shkak të rritjes së infektimeve me Covid si në vendin tonë dhe Mal të Zi, qeveria malazeze ka vendosur disa kritere që duhen plotësuar për të udhëtuar. Por përsëri edhe pse shqiptarët janë vaksinuar me dy doza ashtu siç kërkohet, dhe kanë teste PCR dhe antigjen me vete përsëri nuk janë lejuar të kalojnë. Një qytetar duke folur për mediat ka deklaruar se në kufi i kanë kërkuar një kod personal edhe pse janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës Pfizer. Ai është shprehur se me të njëjtën vaksinë ka udhëtuar pa asnjë problem drejt Kosovës, por tani në Mal të Zi ka probleme, pasi iu kërkojnë të bëjnë teste të tjera. Më tej ai ka kërkuar që kryeministri të lirojë rrugën që të qarkullojnë si më parë.