JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Nami” në Berat, 230 milionë tender firmës që ofroi më shumë dhe sa 97% e fondit limit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11/09/2021 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përsëri tenderat e dyshimtë vazhdojnë të jenë një ndër ngjarjet e rëndësishmë që ndodhin çdo ditë në këtë vend. Vetëm se e veçanta e tyre është se ato ndodhin pa bujë, ashtu në qetësi e pa bërë as zhurmën më të vogël. Mirëpo problemi qëndron se nëpërmjet tyre, qytetarëve shqiptarë u shpërdorohen një sasi mjaft e madhe e parave që kanë paguar si taksa e tatime ndaj këtij shteti. Siç dihet tashmë, bashkitë janë ato që kapin ndër “thelat” më të mëdha të parave publike.

Në rastin konkret bëhet fjalë për Bashkinë Berat të drejtuar nga Ervin Demo. Rezulton se një institucion në varësi të kësaj bashkie, përkatësisht Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Berat, ka organizuar një tender tepër të dyshimtë nga ata që mbajnë erë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-03102-08-17-2021 dhe me objekt “Blerje asfalti dhe materiale të tjera”. Fondi limit i tij është 19,999,982 lekë të reja pa TVSH ose rreth 240 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Themi kështu, pasi duke parë dokumentacionin e tenderit vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm dy firma, SHKELQIMI 07 me ofertë 19 390 900 lekë të reja pa TVSH dhe SARK me ofertë 17 005 300 lekë të reja pa TVSH. Për habi, fituese është shpallur firma SHKELQIMI 07 në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, ndonëse ofroi gati 30 milionë lekë të vjetra më tepër sesa firma tjetër pjesëmarrëse. Jo vetëm kaq, por rezulton se vlera fituese e ofruar nga SHKELQIMI 07, është sa 96.95% e fondit limit. Të dyja këto fakte ngrenë dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.