JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia e Himarës jep 100 milionë pa konkurrencë për pastrimin e zonave turistike
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03/09/2021 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tenderat janë një ndër meënyrat më të mira për personat që punojnë në shtet për të bërë një dorë të mirë parash. I keni parasysh personat që kanë disa shtëpi, makina të fundit qindra milionëshe dhe megjithatë nuk i justifikojnë këto pasuri me rrogat që marrin? Një pjesë e tyre janë padysim edhe personat të cilët merren me shpalljen e fituesëve të tenderave. Abuzimet me tenderat janë një plagë e thellë e administratës dhe e shtetit shqiptar që ende dhe sot nuk i është dhënë asnjë zgjidhje përfundimtare.

Çdo ditë e më tepër dalin procedura tepër të dyshimta të cilat të shpien në konkluzionin se fituesit kanë qenë të paracaktuar që në fillim. Një rast i dyshimtë është konkretisht edhe ky që do t’ju paraqesim sot. Bëhet fjalë për Bashkinë Himarë të drejtuar nga Jorgo Goro. Ky institucion ka organizuar tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit për zonat turistike” që mban numrin e referencës REF-02768-08-13-2021.

Duke hulumtuar dokumentacionin e kësaj procedure shikohet se kemi të bëjmë më një mungesë gare. Në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila natyrisht është shpallur edhe fituesja e tij. Bëhet fjalë për firmën "KARL GEGA KONSTRUKSION" në pronësi të shtetasve Luan Kopliku, Genci Hafizi, Shkëlqim Rakipaj dhe Hartjan Sallaku. Kjo firmë ka ofruar vlerën 7,664,604 lekë të reja pa TVSH ose gati 100 milionë lekë të vjetra nëse e përfshijmë edhe TVSH. Shikohet gjithashtu se kjo vlerë është thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht sa 99.38%. Të dyka këto fakte ngrenë dyshime mjaft të forta se kemi të bëjmë më një fitues të paracaktuar.